Roli i punonjësit social në shkollë

Shërbimi psikosocial në shkolla është një shërbim që ofrohet nga bashkërendimi i punës si ekip i punonjësit social dhe psikologut për të krijuar në shkollë një mjedis të shëndetshëm në aspektin social dhe emocional për fëmijët. Ky shërbim është miratuar dhe ka marrë formë edhe në vendin tonë, (Sherbimi psikosocial kliko.)

Parimet kryesore të tilla si : drejtësia sociale, përgjegjësia, vlerësimi, zhvillimi personal, supervizimi janë referencat më rëndësishme për të gjithë këta profesionistë për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësitë, njohuritë, vlerat, metodat dhe praktikat e tyre, me qëllim garantimin e shërbimeve efektive brenda sistemeve shkollore (National Association of Social Workers, 2012).

Identifikon e faktorët biologjikë, psikologjikë, kulturorë, sociologjikë, emocionalë, ekonomikë,mjedisorë, dhe sistemikë që ndikojnë të nxënit.
Zbaton programet e duhura të ndërhyrjes dhe parandalimit në bazë të nevojave të identifikuaranë shkollë, të cilat mund të përfshijnë: ndërhyrjet në situata krize, zgjidhjen e konflikteve, parandalimin e dhunës, parandalimin e abuzimit të substancave, parandalimin e abuzimit të fëmijëve, ndërtimin e
imazhit pozitiv për veten, zhvillimin e aftësive sociale dhe edukimin e nxënësve në shkollë, përmeskonsultimit dhe/ose këshillimit individual, në grup dhe/ose këshillimit për familjen.

Ofron e strategji të menaxhimit të klasës dhe programeve të zhvillimit profesional për mësuesit,për të rritur njohuritë e tyre mbi nevojat sociale / emocionale dhe të sjelljes dhe për të gjeneruarrezultate pozitive në procesin mësimor me nxënësit.

Krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me institucione të ndryshme në komunitet dheprofesionistë, për të adresuar nevojat e nxënësve.
Realizimin e identifikimit dhe vlerësimeve sistematike të nxënësve, familjeve dhe sistemeve(përkatësisht klasës, shkollës, lagjes dhe komunitetit), me qëllim përmirësimin e rezultateve sociale,emocionale, të sjelljes, të mbrojtjes, dhe ato akademike të nxënësve.

Identifikimin e strukturave dhe pikave të forta të familjes, për t’i mundësuar familjeve që tëfunksionojnë sipas një qasjeje që mbështet edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Lehtësimin e ofrimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta arsimore dhe sociale si dhe ofrimin eshërbimeve sociale direkte për raste te veçanta apo për grupe nxënësish.

Angazhimin si advokues i nxënësve, duke u fokusuar në nevojat urgjente të grupeve të ndryshme të nxënësve.

Konsultimin me mësuesit mbi teknikat/aktivitetet/strategjitë për krijimin e një klime pozitive, në tëcilën fëmijët janë të lirë dhe të motivuar të mësojnë, duke interpretuar ndikimet kulturore dhe socialenë jetën e fëmijëve, duke lehtësuar angazhimin e moshatarëve për të ndihmuar një fëmijë të
shqetësuar, ose duke asistuar në menaxhimin e marrëdhënieve brenda një klase.

Zhvillimin dhe mbajtjen e lidhjeve mes shkollës dhe disa prej fushave të rëndësishme të punëssociale: si përkujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve, drejtësia penale për të mitur, shëndeti mendor dhe Përshkrimi i punës i punonjësit social shkollor në shërbimin psiko-socialshërbimet ligjore. Lidhje të tilla lehtësojnë shërbime komunitare më efektive për fëmijët e shkollavedhe familjet e tyre, asistojnë me ndryshime të planifikuara në modelet organizacionale të programevekomunitare dhe burimeve te mirëqenies sociale dhe veprojnë si katalizator për të ndryshuar modelin estrukturës sociale.

Ofrimin e lidershipit në koordinimin e shprehive ndërdisiplinore mes personelit të shërbimeve përnxënësit, psh. psikologët, mësuesit etj.

Sigurimin e burimeve dhe informacioneve që kanë të bëjnë me shërbimet/institucionet e komunitetitdhe bërjen e referimeve në institucionet përkatëse.

Luajtjen e rolit të menaxherit të rastit për fëmijën brenda institucionit arsimor dhe të pikës sëkontaktit për shkëmbim informacioni, apo koordinim me institucione të tjera që ofrojnë shërbime dhembështetje për fëmijën dhe familjen.

Punonjësi social shkollor ndihmon nxënësit:
• të përmirësojnë marrëdhëniet ndërpersonale.
• të rrisin rezultatet akademike përmes aplikimit të teknikave të ndryshme individuale sipas nevojave
specifike
• të zhvillojnë vetëvlerësim dhe vetëkontroll.
• të përballen me situatat e vështira dhe krizat e ndryshme në shkollë dhe jashtë saj.
• të mësojnë zgjidhjen e problemeve, zgjidhjen e konflikteve dhe zhvillojnë aftësitë vendimmarrëse.
• të zhvillojnë aftësi të përshtatshme për bashkëveprim shoqëror.
• të eleminojnë/zvogëlojnë pengesat që lidhen me suksesin akademik.
• të identifikojnë nevojat specifike, duke përgatitur historikun social ose të zhvillimit për fëmijët me
nevoja të veçanta dhe duke marrë pjesë në takimet që zhvillohen për vlerësimin e këtyre fëmijëve, si
dhe në takimet individuale të planifikimit arsimor.
• përmes shërbimeve të këshillimit (në grup, si individ dhe / ose familje)

Punonjësi social shkollor ndihmon mësuesit përmes:
• Hartimit dhe implementimit të planeve për të rritur suksesin akademik të nxënësve.
• Sigurimit të mbështetjes së vazhdueshme për adresimin e nevojave emocionale dhe të sjelljes së
nxënësve.
• Sigurimit të informacioneve thelbësore për të kuptuar më mirë faktorët (kulturorë, shoqërorë,
ekonomikë, familjarë, shëndetësorë etj.) që ndikojnë në punën dhe sjelljen e një nxënësi.
• Zhvillimit të programeve të trajnimit të stafit të shërbimeve në shkollë.
• Vlerësimit të nxënësve me shqetësime të shëndetit mendor.
• Ofrimit të mbështetjes direkte për stafin.
• Identifikimit dhe raportimit të situatave të abuzimit të fëmijëve.
• Koordinimit të burimeve të komunitetit për të përmbushur nevojat e nxënësve.

Punonjësi social shkollor ndihmon familjet dhe prindërit përmes:
• Intervistimit të familjes për të vlerësuar problemet që ndikojnë në përshtatjen arsimore të fëmijës.
• Mbështetjes së tyre për lehtësimin e përshtatjes së fëmijëve në shkollë.
• Lehtësimit të stresit në familje, për të mundësuar që fëmija të funksionojë në mënyrë më efektive
në shkollë dhe komunitet.
• Përfshirjes në programet në dispozicion të nxënësve me nevoja të veçanta.
• Lehtësimit të aksesit dhe përdorimit efektiv të burimeve shkollore dhe komunitare.

Punonjësit socialë shkollorë ofrojnë shërbime edhe në plane më të gjera, në nivel komuniteti:
• Zhvillojnë strategji ndërhyrjesh parandaluese, p.sh., kundër dhunës në shkollë, abuzimit mesubstancat etj.
• Koordinojnë ofrimin e shërbimeve për nxënësit përmes aktiviteteteve bashkëpunuesendërinstitucionale.
• Ndërmjetësojnë mosmarrëveshjet midis nxënësve, prindërve dhe sistemeve shkollore.
• Zhvillojnë programe alternative kundër braktisjes, bullizimit, dhunës etj.
• Mobilizojnë burime familjare, shkollore dhe të komunitetit, për t’i mundësuar fëmijës të mësojë samë efektivisht të jetë e mundur në programin e tij arsimor.
• Ndihmojnë për zhvillimin dhe zbatimin e programeve arsimore për fëmijët në përgjithësi, si dhe përfëmijët me nevoja të veçanta.

Parimet dhe rolet e punonjësit social në shkolla janë hartuar pas konsultimit të një sërë dokumenteve relevante të Shoqatës Kombëtare të Punonjësve Socialë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federatës Ndërkombëtare të Punës Sociale, Shoqatës Britanike të Punës Sociale, udhëzimeve dhe urdhrave relevante për shërbimin (të përmendura mëlart), vlerësimeve, kurrikulës që aplikohet në degën e Punës Sociale mbi rolin e punonjësit social në shkolla, si dhe bazuar në procesin e konsultimit me punonjësit socialë shkollorë për rolin e tyre në shkollë (National Association of
Social Workers, 2012; International Federation of Social Workers, 2016; International Federation of Social Workers,2014; British Association of Social Workers, 2018
.

Botim i Terre Des Hommes Albania