Të dashur vizitorë në kërkim të informacionit, kolegë dhe studentë të degës Punë Sociale,
Dëshiroj t’iu prezantoj me portalin PuneSociale.com dedikuar këtij profesioni në Shqipëri por jo vetëm. E ideuar si iniciativë personale nga eksperienca profesionale në disa institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror dhe organizata lokale, portali synon të ndihmojë këdo që do të dijë më shumë, apo kërkon një shërbim social.
PuneSociale.com ofron një hapësirë për ndarjen e eksperiencave profesionale, krijimin e rrjetëzimeve dhe bashkëpunimeve profesionale, njohurive dhe praktikave më të mira vendase dhe ndërkombëtare.
Informacionet që do të gjeni në këtë platformë, do të jenë mbi institucionet shërbim-ofruese, legjislacionin shqiptar mbi këto shërbime, protokolle dhe manuale pune, libra, studime e botime.
Kjo hapësirë do të jetë lehtësisht e arritshme nga kushdo që dëshiron ta vizitojë. Gjithashtu, një rubrikë do të jetë e hapur, e do të mirëpresë të gjitha sugjerimet tuaja, mbi eksperiencën e vizitës tuaj në këtë faqe, me qëllim përmirësimin e saj të vazhdueshëm.
Përzemërsisht,
Anisa Memko
