- Realizon vlerësimin psikosocial të pacientit, si pjesë e vlerësimit multidisiplinar, duke përfshirë nivelin e funksionimit individual, në çift/familje, në komunitet; vlerësimin e nevojave psikologjike edhe sociale, vlerësimin e burimeve të brendshme, motivacionit dhe mundësive objektive. Ky vlerësimin mund të bëhet nga punonjësi social në shërbim ose vendin eqëndrimit të pacientit, me pacientin ose/dhe familjarë, miq a kujdestarë të tij. Vlerësimi mund të bazohet në një intervistë të kryer nga punonjësi social ose në formularë standard të miratuar nga shërbimi i shëndetit mendor.
- Ofron këshillim social me qëllim ndihmën, orientimin dhe lehtësimin e procesit të zgjidhjes së situatave problematike të lidhura me punësimin,strehimin, përfitimin e shërbimeve të mundshme si dhe të drejtave të tjera të pacientit ekonomike dhe sociale; situatave problematike në çift, familje dhe komunitet.
- Ofron këshillim me natyrë psikologjike me qëllim mbështetjen dhe lehtësimim e gjendjes së rënduar të pacientit ose familjarëve /kujdestarëve.
- Rolet, përgjegjësitë dhe kompetencat bazë të profesionistëve të shëndetit mendor të tij për shkak të problemit mendor me të cilin po përballen ata dhe pasojave që shoqërojnë atë.
- Ofron ndërhyrje në krizë me qëllim stabilizimin e situatës. Ky shërbim mund të kryhet si në qendrën komunitare, në banesë, në shërbimin me shtretër etj.
- Ofron menaxhim të rastit që përfshin krijimin dhe nxitjen e bashkëpunimit midis profesionistëve të ekipit multidisiplinar të një shërbimi dhe midis shërbimeve të ndryshme në funksion të përmirësimit të situatës psikosociale apo zgjidhjes së problematikave të një pacienti pse grupi pacientësh; gjetjen dhe vënien në lëvizje të burimeve të nevojshme për realizimin e planit të kujdesit për pacientin ose grupin e pacientëve.
- Ofron advokaci duke monitoruar respektimin e të drejtave të pacientëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre, duke siguruar përmbushjen e procedurave ligjore për shtrimin, trajtimin, etj. Si dhe punon aktivisht me komunitetin për të identifikuar probleme të shëndetit mendor nga këndvështrimi i komunitetit.
- Ofron psiko-edukim individual ose në grup, për pacientët dhe familjarët e tyre.
- Punonjësi social përfshihet në aktivitete me natyrë rehabilituese me qëllim mbështetjen e pacientit në rikthimin e funskionimit të mëparshëm (pas daljes nga kriza), në përmbushjen cilësore të nevojave bazë fizike, sociale dhe emocionale përmes organizimit të grupeve të vetëndihmës ose aktiviteteve të tjera sociale në grup dhe individulaisht.
- Harton raporte profesionale mbi shërbimet e kryera prej tij për efekt dokumentimi brenda institucionit ku punon ose reference për institucione të tjera.
- Referon te profesionistët e tjerë të ekipit për vlerësim ose rivlerësim të gjendjes së pacientit kur gjatë ndërhyrjes së ofruar prej tij identifikohet nevoja për një gjë të tillë.
- Aftësi vlerësuese dhe trajtuese të individëve, çiftit ose familjes.
- Aftësi për të kryer ndërhyrje rehabilituese për individin, çiftin, familjen ose grupin.
- Njohuri dhe aftësi për ndërhyrjet në krizë.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Aftësi për të marrë vendime.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe me komunitetin (familjen e pacientëve).
- Aftësi për të punuar në përputhje me kodin etik dhe në zbatim të ligjit.
- Aftësi për të plotësuar dokumentacionin (kartela/regjistri/plan individual)në mënyrë të qartë të përmbledhur dhe të përshtatshme.
Roli i Punonjësit Social në Shërbimet e Shëndetit Mendor
