Roli dhe përgjegjësitë e PMF-së në menaxhimin e rastit:
- Bën identifikim proaktiv të fëmijëve në nevojë për mbrojtje apo si rrjedhojë e raportimeve / referimeve të marra nga institucionet e tjera, OJF-të, anëtarët e komunitetit, publiku, vetë fëmijës/ëve dhe medias;
- Bashkëpunon me policinë, Shërbimin Social Shtetëror dhe aktorë të tjerë të nevojshëm në menaxhimin e rasteve emergjente të fëmijëve në nevojë për mbrojtje;
- Inicion dhe kryen vlerësimin fillestar për të gjithë rastet e fëmijëve të referuar në NJMF-të, në nivel bashkie apo te PMF-të, në nivel njësie administrative;
- Organizon dhe koordinon takimet e GTN-së për vlerësimin e plotë të rastit të fëmijës në nevojëpër mbrojtje dhe bën ndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve për menaxhimin e tij;
- Harton projektplanet individuale të fëmijëve në nevojë për mbrojtje dhe ia paraqet ato për diskutim GTN-së;
- Bën denoncimin në polici të rasteve të abuzimit, të ndodhura apo të dyshuara, që përbëjnë vepërpenale, me qëllim parandalimin dhe garantimin e një mbrojtjeje sa më efektive;
- Përgatit dhe zbaton një plan për të punuar drejtpërdrejt me fëmijët dhe familjet;
- Ofron këshillim psikosocial dhe mbështetje për fëmijët dhe familjet, duke vlerësuar rrethanat e nevojat e rastit;
- Vepron si menaxher i rastit dhe është përgjegjës për zbatimin e monitorimin e Planit Individual tëMbrojtjes, shërben si person kontakti për fëmijën, për të cilin është dhënë një masë mbrojtjeje, pavarësish nëse fëmija është lënë në përkujdesje të prindit apo është vendosur në përkujdesje alternative; Ndërmerr dhe ndjek procedurat ligjore për konfirmimin e masës emergjente apo të masës së mbrojtjes në gjykatën kompetente;
- Kryen detyrat e lëna nga gjykata, lidhur me vendosjen e fëmijës në kujdestari pas konfirmimit të masës emergjente apo të masës së mbrojtjes;
- Harton dhe paraqet në gjykatë kërkesën për lëshimin e “Urdhrit të mbrojtjes” nga dhuna në familje,në situata kur kjo është e nevojshme për fëmijën apo për njërin prind;
- Merr masa dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse caktimin e përfaqësuesit procedural për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të përfshirë në një proces penal;
- Administron të dhëna të sakta dhe faktike për të gjitha rastet e menaxhuara e të referuara të fëmijëve pranë NJMF-së në bashki ose pranë PMF-së në njësinë administrative.
