- Merr pjesë intensivisht dhe në mënyrë profesionale për të vlerësuar gjëndjen e nevojave të viktimës së trafikimit në familje nga ana sociale. Duke qënë se çdo përfitues është jo vetëm një individualitet me nevoja dhe karakteristika personale, por edhe një qënie sociale, është detyrë e punonjësit social, në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të Institucionit, të ndihmojë në pëmbushjen graduale të kushteve për integrimin në jetën sociale.
- Vlerëson gjëndjen fillestare e viktimës sapo pranohet në qendër.
- Përcakton nevojat imediate dhe siguron veshmbathje, ushqim si dhe plotëson nevojat higjenike të përfituesve të sapoardhur.
- Në çdo datë 28 të muajit paraqet në drejtori realizimin e planit të punës së muajit si dhe planin e punës së muajit pasardhës.
- Merret në mënyrë të drejtëperdrejtë me situatat emergjente në qendër, perfshirë incidentet e sigurisë si dhe emergjencat mjekësore .
- Referon në mënyrë të hollësishme për problemet e turnit tek pergjegjësi i punës sociale.
- Mbi bazën e vlerësimit të nevojave të identifikuara të hartojë programe të ndërhyrjes dhe të zbatojë me prioritet ato për të bërë të mundur integrimin e klientëve të qendrës në jetën sociale normale, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve dhe sinkronizimit të ndërhyrjeve multidisiplinare te natyrave të ndryshme.
- Të mbajë lidhje të vazhdueshme me të afërmit e përfitueseve nëpërmjet takimeve, letrave, telefonave, bisedave të drejtëpërdrejta e veprimtarive të përbashkëta.
- Të punojë për ngritjen e tij profesionale, të njohë praktikat më të mira të shërbimit për viktimat e trafikimit/VMT, duke shfrytëzuar literaturën bashkëkohore dhe marrë pjesë vazhdimisht në kualifikime e trainime të ndryshme, pa penguar procesin e punës në Institucion.
- Të plotësojë dokumentacionin për perfituesit qe hyjnë ose largohen nga Institucioni. Vazhdimisht të pasuroj dosjet e vlerësimit të nevojave dhe planet e ndërhyrjes individuale në mënyrë progresive.
- Të respektojë dhe zbatojë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme të Institucionit dhe zbatojë të gjitha udhëzimet që vijnë nga SHSSH, si kusht për të kryer me konseguence dhe rendiment punën e tij profesionale.
- Është pjesë e grupit multidisiplinar dhe përgjigjet për zbatimin e planeve sociale individuale të përfituesve.
- Realizon intervista me përfituesit dhe menaxhon rastet e tyre sipas planit të përkujdesit individual.
- Punonjësi social interviston personat, bën evidentimit e nevojave të përfituesve dhe në përputhje me të hartohet një plan rehabilitimi në bashkëpunim me vt/vmt.
- Jep informacion të kuptueshëm personave që përfitojnë nga programi për strategjinë dhe procedurat e qendrës, përgjegjësitë e tyre në procesin e rehabilitimit dhe të tjera.
- Siguron për përfituesit, programin për shërbime këshillimi individual dhe në grup, programin e fëmijëve, shërbime të mbështetura në komunitet, mbrotja e interesave individuale të përfituesve.
- Organizon dhe merr pjesë në aktivitete brenda qendrës për personat që përfitojnë nga programi.
- Eshtë përgjegjës për krijimin e një atmosfere sa më familjare në qendër për lehtësimin e gjendjes psiko-emocionale të përfituesve.
- Ka për detyrë të trajtojë të gjithë përfitueset me profesionalizëm dhe të respektoje Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes.
- Eshtë përgjegjës për hartimin e planit të përkujdesjes në bashkëpunim me përfituesen dhe realizon plotësimin e dosjeve së saj.
- Mospërfshirje emocionale në komunikimin me përfitueset.
- Mban dhe plotëson rregullisht dosjet për përfitueset/ fëmijët. Në këto dosje mbahen formularet sipas Standardeve. Dosjet ruhen në institucion sipas dispozitave në fuqi për ruajtjen e dokumentacionit.
- Realizimi i detyrave në kohë të vendosura nga përgjegjësi i sektorit social.
- Duhet të veprojë me ndershmëri dhe korrektësi për të realizuar detyrat në mënyrë të atillë që tu shërbejë sa më mirë interesave të përfituesve.
25. Njeh dhe zbaton Kodin e e Sjelljes, Deklaratën e Konfidencialitetit si dhe Formularin për ruatjen e sigurisë dhe të dhënave personale .
26. Shoqëron përfitueset në takimet me familjaret dhe në kurset profesionale.
27. Mban përgjegjësi ligjore kur konstaton incidentet ndaj përfituesve dhe e referon sipas formateve të miratura.
