Roli i Punonjësit Social në IPSH(Shtëpi fëmije) 0-5 / 5-15vjeç

  1. Krijon dhe plotëson dosjet me dokumentacionin e nevojshëm të fëmijëve.
  2. Bën vlerësimin periodik të situatës sociale të fëmijëve, dhe plotëson formularët e vlerësimit e ndërton planin individual të tij.
  3. Vendos kontakte me familjet e fëmijëve, për zhvillimin e takimeve.
  4. Vendos kontakte ( sipas situatës kur është e mundur) me institucionet që prindërit e fëmijëve kryejnë dënimin, IEVP-të, për të realizuar takime apo telefonata mes prindërve dhe fëmijëve.
  5. Kërkon vlerësime periodike me NJMF-të dhe Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve Sociale për të hartuar plane afatshkurtra dhe afatgjata për të ardhmen e fëmijëve.
  6. Krijon kontakte me struktura shtetërore dhe jo shtetërore për të rritur standartet e insitutucionit.
  7. Vlerëson nevojat psiko-sociale të fëmijës në bashkëpunim me psikologun, mjekun dhe specialistë të tjerë.
  8. Ka të drejtë dhe detyrë të mbrojë fëmijët nga cdo lloj abuzimi dhe shkelje të të drejtave të tyre.
  9. Përfaqëson institucionin në organet e drejtesisë i autorizuar nga titullari i institucionit.
  10. Plotëson në mënyrë periodike dosjen e fëmijës me të dhënat sociale dhe e pasuron atë me mendime të grupit të shumë disiplinave.
  11. Në bashkëpunim me titullarin e institucionit, përgjegjësin e sekorit dhe psikologun, ndjek procedurat për birësimin e fëmijëve bazuar në ligjin e biresimeve 7650 date 17.12.1992 si dhe në udhëzimet e Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale.
  12. Eshtë anëtar/e e grupit të trajnimit dhe vlerësimit të stafit të institucionit.
  13. Organizon jetën sociale të fëmijëve jashtë institucionit