IPSH-të Publike

Shërbimet e kujdesit shoqëror, janë një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe lehtësish, të cilat ofrohen nga profesionistë të fushave përkatëse të subjekteve publike ose jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqenies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e të familjeve që kanënevojë për kujdes shoqëror.

Ligji Nr 121/2016 datë 24.11.2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, është rregullatori i këtyre shërbimeve.

Shërbimet rezidenciale janë shërbime të kujdesit shoqëror njëzetekatërorësh dhe afatgjatë për individë në nevojë (fëmijë ose të rritur), të ofruara në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike.

Insitucionet e përkujdesit shoqëror publikë ( IPSH), të cilat janë në administrim të Shërbimit Social Shtetëror ( institucion varësie i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

IPSH-të me varësi të Shërbimit Social Shtetëror

                                                  

  • Shtëpia e Fëmijës 0-6 vjeç “Hannah dhe Rozafa” -Tiranë                                    
  • Shtëpia e Fëmijës  “Zyber Hallulli”- Tiranë                                                             
  • Shtëpia e Fëmijës 16-18 vjeç -Shkodër                                                                       
  • Shtëpia e të Moshuarve -Tiranë                                                                                  
  • Shtëpia e të Moshuarve- Shkodër                                                                          
  • Shtëpia e të Moshuarve- Palasë                                                                            
  • Qendra Polivalente Ditore për të Moshuar- Kamëz                                              
  • Qendra e Zhvillimit për PAK “Pëllumbat”- Tiranë                                                 
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Rezidencial- Durrës                                                
  •   Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit                                            
  • Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje                    
  • Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave -Tiranë  

IPSH-të me dy varësi, SHSSH dhe Bashkia:

  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç- Durrës,
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç- Korçë
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç-Shkodër
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç- Vlorë
  • Shtëpia e Fëmijës 6-15 vjeç- Sarandë
  • Shtëpia e Fëmijës 6-15 vjeç-Shkodër
  • Shtëpia e të Moshuarve Fier
  • Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër
  • Shtëpia e të Moshuarve Kavajë
  • Qendra Polivalente Rezidenciale Poliçan
  • Qendra Ditore për të Moshuar Sarandë
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Korçë
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Shkodër
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Vlorë
  • Qendra Ditore Atelie për PAK Korcë
  • Qendra Ditore Atelie për PAK Lezhë