Vjedhësit e energjisë 

Psikovampirët  në mënyrë metaforike  janë quajtuar njerëzit që rrëmbëjnë energjinë. Hamid Paskechian dhe Connie Voigt do ta lidhnin këtë nocion gjatë psikoterapisë që zhvillonin me klientët, të cilët  rrëfenin  se ishin të lodhur përshak të njërëzve që u rrëmbenin  energjinë. 

Po cilët janë tipat e këtyre psikovampirëve?

  • Vampiri Kurth  Mbiçmues i vetes, nuk lejon të kundërshtohet asnjëherë, është i pabinduar, despotik dhe i pazëvendësueshëm. Ka një ego të madhe dhe është i vetëkënaqur me vetveten. I kushton shumë rëndësi të qenit i veçantë dhe i domosdoshëm, dhe shpesh krijon situata në të cilat të tjerët ndihen të detyruar të provojnë veten e tyre.Të tjerët ndihen të mbingarkuar dhe të angazhuar për të provuar se janë të vlefshëm për vampirin e kurthit. Nëse ndiheni si viktimë, bëni një plan para se të takoni një të tillë dhe ndihmoni në theksimin e forcave dhe aftësive që ju bëjnë unik. Zakonisht ky lloj vampiri është narcist. 
  • Vampiri ‘Po, por’  Diskutimi i tij ndaj ideve të reja ose mendimeve dhe ideve të të tjerëve me thëniën “Po por’ Ky qëndrim shpesh përjetohet si negativ pasi përmend shumë arsye dhe justifikime përse nuk mund ta ndryshojë dicka.
  • Psikovampiri Depresiv  Mban gjithë barrën e botës në super e tij dhe gjithmonë shfaqet me fytyrë të vuajtur.  Ndihet i ngarkuar dhe i vetëm, shpesh duke u përpjekur të mbajë pesha të mëdha në supe. Kritikon gjithçka dhe të gjithë, dhe kurrë nuk mban përgjegjësi për ndjenjat e veta. Mund të ndiheni të mbingarkuar dhe të paformë për shkak të natyrës së tij negative dhe të pashpresë. Analizoni situatën dhe merrni një vendim të informuar bazuar në qëllimet tuaja. Përdorni ndihmën dhe mbështetje nga të tjerë në mënyrë të mençur.
  • Vampiri i Ruajtjes së Trashëgimisë  I rezistueshëm ndaj ndryshimeve, ky vampir ngjitet pas të kaluarës dhe preferon që gjërat të mbeten ashtu si janë. Ata jetojnë nën moton, “e kemi bërë gjithmonë kështu,” dhe shmangin çdo metodë ose inovacion të ri. Refuzimi i tyre ndaj përparimit dhe ndryshimit krijon qëndrimin në vend, duke parandaluar rritjen dhe inovacionin në mjedisin personal dhe profesional.
  • Vampiri Himalaja   Ky vampir vendos pritshmëri të pamundura për ata që janë rreth tij, qofshin fëmijët e tij, kolegët ose miqtë. Edhe nëse këto pritshmëri përmbushen, ata i minimizojnë arritjet duke thënë se “Kushdo mund ta bëjë këtë. Kërkesat e tij të paepura dhe uria e vazhdueshme krijojnë stres dhe pakënaqësi, duke lënë të tjerët të ndihen sikur nuk mund të përmbushin pritshmëritë e këtij vampire, i cili gjithmonë synon lart, sepse është shumë ambicioz.  Asnjë arritje nuk është kurrë e kënaqshme për të. Për këtë arsye, sapo arrin një qëllim të caktuar, ai nxitohet të vendosë një tjetër. Ai është vampiri që nuk ndalet, gjithmonë i uritur. Kur ishte një vampir i ri, prindërit e tij ishin të ftohtë dhe kurrë nuk i dhanë dashurinë dhe afeksionin që kishte nevojë. Mënyra e vetme që ai arriti të fitonte vëmendjen e tyre ishte përmes arritjeve mbi mesatare. Nuk është çudi që zakonisht përkufizohet si një shef i vështirë dhe një partner i vështirë. Ai ka pritshmëri të larta, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Vampiri Himalaja nuk di të relaksohet dhe kurrë nuk ka kuptuar vërtet idenë pas këtij koncepti.
  •  Vampiri Ekspert

 Pretendon se di gjithçka dhe gjithmonë ka një opinion ose zgjidhje. Në fakt nuk ka informacion fare por e mban veten për ekspert. Në cdo situatë të vështirë e ka një përgjigje, është kokë e madhe  dhe me këshillat e tij të përcipta i lëndon dhe i mërzit të tjerët.  Është racional por egoist, ata shpesh kritikojnë të tjerët ndërsa fshehin pasigurinë dhe vetëvlerësimin e ulët. Kritikat e tyre të vazhdueshme dhe refuzimi për t’u treguar empatik me problemet e të tjerëve rrisin ankthin dhe dyshimin në ata që janë rreth tyre.Përdorni mendimin tuaj kritik kur shqyrtoni këshillat e tyre. Mos lejoni që ata të dëmtojnë vetëvlerësimin tuaj. Njihni se problemet e tyre rrjedhin nga pasiguritë e tyre.

  • Vampiri Frigorifer

  Ky vampir e sheh ndërveprimin si një transaksion biznesi dhe i largon emocionet. Ai është praktik dhe jo i dhembshur, dhe shpesh duket si i ftohtë dhe i pa ndjenja. Tendenca e tij për të larguar individët që kërkojnë lidhje emocionale dhe mund të krijojë përplasje me ata që kërkojnë lidhje të ndjeshme. Mos u mundoni ta ndryshoni; përgatitni argumente logjike gjatë ndërveprimit dhe fokusohuni te individët emocionalisht stabilë.

  • Vampiri i injorant. Ai është kaq i zënë me multitasking, sa nuk mund të prezantohet si duhet. Ai mund t’ju pyesë se si jeni, por nuk do të presë vërtet për të dëgjuar përgjigjen tuaj. Ka dy arsye të mundshme për këtë: Ai është aq i përqendruar në vetvete, sa nuk i intereson për të tjerët; ose nuk di si të trajtojë emocionet e tij. Nëse jeni të rrethuar nga vampirë injorantë, mund të ndiheni të zbrazur dhe të padobishëm. Kështu, mund të mbani përgjegjësi për zgjedhjet e të tjerëve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të diferencioni — çfarë është e juaja dhe çfarë i përket personit tjetër të përfshirë!
  • Vampiri i sjellshëm  edhe xhentilesa e tepërt mund të thithë energji. Zakonisht ky vampir rritet nën dashurinë e kushtëzuar. Ata kanë mësuar t’u japin përparësi të tjerëve. Mënyra kryesore për të fituar vëmendjen e prindërve të tyre ishte përmes kujdesit të tjerëve. Një gjë që të gjithë vampirët e sjellshëm duhet të punojnë është vetëvlerësimi i tyre. Përveç kësaj, ata mund të përmirësojnë vetëdijen për forcën dhe kufizimet e tyre. Në këtë mënyrë, do të jenë në gjendje të vendosin qëllime më realiste dhe të arritshme.
  • Vampiri Hundë

Ky i fut hundët praktikisht kudo ku nuk kanë vend. Me nxitjen e tij të brendshme për t’u përzier në punet e të tjerëve, krijon, edhe pse pa dashje, kaos dhe keqkuptime të panumërta ndër viktimat e shumta të përfshira kot, tẻ cilat i ngatërron në histori, në fakt, banale. Në të vërtetë, vampiri hundë  dëshiron të vendosë rendin me ndërhyrjen e tij, mirëpo arrin të kundërtën. Zakonisht del i pangacmuar si njeriu i paidentifikuar i prapaskenës

  • Vampiri “Nuk kam qenë Unë”

    Tipat e këtij lloji janë përshembull shefat që nuk e shohin deficin e vet, dmth që është i paaftë të mbajë përgjegjësi dhe të sigurije kontrollin. Fokusohen në shkrirjen e fajit, shmangien e përgjegjësisë dhe shpjegimin se si do të kishin qenë gjërat ndryshe nëse do të ishin në pozita të tjera. Kurrë nuk kërkojnë zgjidhje, vetëm mënyra për të pastruar veten. Sjellja e tyre çon në frustrim pasi nuk i adresojnë problemet ose kontribuojnë në zgjidhje.Pranojeni siç është dhe kufizoni ndërlidhjet nëse është e mundur. Shmangni përpjekjet për t’i ndryshuar ose për t’i bërë të marrin përgjegjësi.

    • Vampiri Ujk nën lëkurën e deles

    Jashtëzakonisht mashtrues dhe manipulativ, shpesh duke paraqitur një pamje miqësore dhe të pa të meta ndërsa fsheh natyrën e tij të vërtetë. Luajnë role të ndryshme për të arritur qëllimet e tyre.Aftësia e tyre për të mashtruar mund t’i bëjë ata të rrezikshëm, pasi shpesh mashtrojnë të tjerët për t’i besuar ose për të ulur vigjilencën e tyre. Ruani një distancë të sigurt nëse takoni një të tillë. Bëni kujdes dhe shmangni t’i lejoni të afrohen shumë.

    Të gjithë llojet e psikovampirëve ilustrojnë çrregullimin në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Problemet me këta individë shpesh mund të shihen si mundësi për rritje personale dhe gjetje zgjidhjesh. Përmirësoni vetëdijen tuaj dhe përqendrohuni në shërimin dhe forcimin e dobësive tuaja për të zbutur ndikimin e psikovampirëve.

    Burimi i informacionit: Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

    Leave a comment