Bonusi i Bebes

Bonusi i bebeve është ndihma e menjëhershme financiare për prindin/prindërit me foshnja të sapolindura.

Masat e bonusit që përfitohen sipas rradhës së lindjes janë: 

40.000 (Dyzet mijë) për lindjen e foshnjës së parë.

80.000 (Tetëdhjetë mijë)për lindjen e foshnjës së dytë.

120.000 (Njëqind e njëzet mijë)për lindjen e foshnjës së tretë, dhe të foshnjave të tjera në vijim.

Kur lindja e foshnjës kryhet në spital publik, procedurat të gjitha kryhen nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile, i vendosur në spital, icili dorëzon edhe cekun e bonusit sipas rastit ndërsa kur lindja kryhet në spital jopublik, disa nga procedurat kryhen nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile vendosur në spital dhe tërheqja e cekut kryhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror sipas qarqeve përkatëse.

Dokumentacioni që nevojitet për të tërhequr bonusin e bebeve pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

1-Certifikatë familjare, me shënimin për bonusin e bebes.

2- Certifikatë personale e bebit, me shënimin për bonusin e bebes.

3- Fotokopje e dokumentit të ID të të dy prindërve;

Në rastet kur çeku do të tërhiqet nga një i afërm tjetër, kërkohet pajisja me prokurë të posaçme për tërheqjen e çekut të bonusit.

Bonusi tërhiqet deri në 1 vit kalendarik nga dita e lindjes së foshnjës,