‘Ask For Angela’ fushata parandaluese ndaj dhunës dhe sulmeve seksuale.

“Ask for Angela’, është një fushatë risi, e implementuar në Angli që prej vitit 2016, në bare, pube dhe restorante (kryesisht gjatë jetës së natës), për të parandaluar dhe mbrojtur, vajzat, gratë apo cdo individ që nuk ndihet i sigurt, apo ndihet i vendosur në një situatë të parehatshme nga personi tjetër që është i shoqëruar, apo e/i njohur rishtas në një nga këto ambiente.

Në tualetet e këtyre ambienteve jane të vendosura posterat “Ask for Angela” (si posteri i bashkëngjitur) që të nxit të kërkosh ndihmë pranë stafit të ambientit që ndodhesh, duke kërkuar Anxhelën ( Ask for Angela). Kur stafi e merr këtë kod nga klienti, ata kuptojnë shqetësimin e saj/ tij dhe menjëherë mobilizohen për t’i dhënë ndihmë në mënyrë diskrete.

Stafet e pube-ve, bareve dhe restoranteve që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj fushate janë trajnuar me protokollin e ofrimit të ndihmës nga implementuesit e ‘Ask for Angela’ dhe policia.

Kjo fushatë, u krijua dhe mori emrin e Angela Crompton, e cila u abuzua seksualisht dhe më pas u vra nga bashkëshorti i saj në vitin 2012, për të parandaluar abuzimet dhe dhënies së ndihmës së menjëhershme në raste të tilla.

Protokolli i kësaj fushate ka filluar të implementohet edhe në shtete të tjera si: Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Australia, Zelanda e re, Spanja, Kolumbia, Argjentina dhe së fundmi Italia.