Urdhëri i Punonjësve Socialë lindi si mekanizëm për të rregulluar veprimtarinë dhe organizimimin, marrëdhëniet juridike dhe ato etiko- profesionale të punonjësve socialë. Nën këtë status, ky profesion është i konsoliduar, ofron garanci në ofrimin e shërbimeve, zgjidhjen e problemeve sociale përmbushjen e misionit të mbrojtjes sociale.
Fillesën e parë të ndërmarrë ky urdhër e pati në viti 2014, ku do të finalizohej më pas në 18.12.2021, me mbajtjen e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë.
Me miratimin e ligjit Nr 163/2014 Për Urdhërin e Punonjësve Socialë, të ndryshuar, gjithë profesionistët punonjës socialë, nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre, në sisitemin publik apo privat në Republikën e e Shqipërisë pa qenë pjesë e Urdhërit, si anëtar e duke u pajisur me licensën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga ky organizëm.
Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e punonjësit social, në sistemin publik apoprivat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe pa qenëi pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga ky organizëm.
Cdo punonjës socialë, shtetas shqiptar, për tu anëtarësuar pranë këtij Urdhëri duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Pasaportë ose Kartë ID të vlefshme
- Kërkesë për anëtarësim
- Curriculum Vitae
- Diploma, të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar sipas ligjit
- Nëse ka ushtruar më parë profesionin, vërtetim të sigurimeve shoqërore
- Dëshmi penaliteti
- 3 (tre) copë fotografi 3 x 4 cm
- Vlerësimin për aftësimin praktik
- Dokument zyrtar, i cili vërteton se ka kaluar me sukses provimin e shtetit
- Dokumentacion që provon përmbushjen e kushteve ligjore për përjashtimin nga ky detyrim, në rastet epërjashtimit për detyrimin e dhënies së provimit të shtetit.
