Mitet kundrejt fakteve të trafikimit të fëmijëve.

MIT: Trafikantët synojnë viktima që nuk i njohin.

FAKT: Në shumicën e rasteve, viktimat trafikohen nga dikush që e njohin, si p.sh. një mik, anëtar i familjes ose partneri romantik.

MIT: Vetëm vajzat dhe gratë janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.

FAKT: Djemtë dhe burrat kanë po aq gjasa të jenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore sa vajzat dhe gratë. Megjithatë, ata identifikohen më rrallë dhe nuk raportohen. Vajzat dhe djemtë shpesh janë subjekt i llojeve të ndryshme të trafikimit, për shembull, vajzat mund të trafikohen për martesë të detyruar dhe shfrytëzim seksual, ndërsa djemtë mund të trafikohen për punë të detyruar ose rekrutim në grupe të armatosura.

MIT: I gjithë trafikimi i qenieve njerëzore përfshin seks ose prostitucion.

FAKT: Trafikimi i qenieve njerëzore mund të përfshijë punën e detyruar, trafikimin e organeve, rekrutimin e fëmijëve si ushtarë fëmijë dhe/ose trafikun seksual dhe prostitucionin e detyruar.

MIT: Trafikimi përfshin udhëtimin, transportimin ose lëvizjen e një personi përtej kufijve

FAKT: Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është e njëjta gjë me kontrabandën, të cilat janë dy terma që zakonisht ngatërrohen. Trafikimi nuk kërkon lëvizje përtej kufijve. Në fakt, në disa raste, një fëmijë mund të trafikohet dhe shfrytëzohet nga shtëpia e tyre. Në disa vende, trafikimi ndodh më shpesh në hotele, motele, dhe në internet.

MIT: Njerëzit e trafikuar nuk janë fizikisht në gjendje të largohen ose të mbahen kundër vullnetit të tyre

FAKT: Trafikimi mund të përfshijë forcë, por njerëzit mund të trafikohen edhe nëpërmjet kërcënimeve, detyrimit ose mashtrimit. Njerëzit në situata trafikimi mund të kontrollohen përmes varësisë nga droga, marrëdhënieve të dhunshme, manipulimit, mungesës së pavarësisë financiare ose izolimit nga familja ose miqtë, përveç kufizimit fizik ose dëmtimit.

MIT: Trafikimi ndodh kryesisht në vendet në zhvillim

FAKT: Trafikimi ndodh në të gjithë botën, megjithëse format më të zakonshme të trafikimit mund të ndryshojnë sipas vendit. Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet më aktive të trafikimit seksual në botë, ku shfrytëzimi i viktimave të trafikimit ndodh në qytete, zona periferike dhe rurale.

Burimet: Save the Children International