Muaji Tetor nën sloganin “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, edhe për këtë vit ngriti siparin e aktiviteteve për fushatën kombëtare kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Gjatë gjithë këtij muaji, në të gjithë vendin do të organizohen aktivitete, fushata sensibilizuese dhe informuese për luftën kundër trafikimit duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi trafikimin e qënieve njerëzore.
Trafikimi i personave në vendin tonë mbetet një fenomen shqetësues, pavarësisht ekzistencës së mekanizmave ligjorë dhe institucionalë të ngritur, për ta luftuar atë. Arsyet e shfrytëzimit për trafikim janë të shumta. Nisur nga varfëria, pamundësia për të punuar, arsimuar, si dhe mungesa e alternativave janë disa prej faktorëve shtytës që çojnë femrat, burrat dhe fëmijët drejt trafikimit, duke u bërë viktima të këtij krimi.
Të gjithë bashkë mund ta luftojmë Trafikimin e qenieve njerëzore. Për të raportuar raste trafikimi apo të dyshuara si të tilla, vjen në ndihmë linja kombëtare telefonike formoni: 116 006.