Në përkufizimin më të thjeshtë, trafikimi i njerëzve apo qënieve njerëzore është blerja apo shitja e njerëzve ose bërja para nga puna e tyre e detyruar.
Trafikantët përdorin një sërë taktikash kontrolli; më të zakonshmet përfshijnë abuzimin, kërcënimet fizike dhe emocionale, izolimin nga shoqëria dhe familja si dhe abuzimin ekonomik.
Ata bëjnë premtime që synojnë adresimin e nevojave të objektivit të tyre për t’i vendosur më pas në kontrollin e tyre. Kështu viktimat bien në kurth dhe kanë frikë të largohen për një sërë arsyesh, duke përfshirë traumën psikologjike, turpin, lidhjen emocionale ose kërcënimet fizike ndaj vetes ose familjes së tyre.
Karakteristika të tjera të një trafikanti:
• Mjeshtër-e i/e manipulimit. Me anë të manipulimit fiton teren për të bindur.
•Përpiqet të rrëzojë rrethin e besimit. Do të të bindë që prindërit, mësuesit dhe të rriturit e tjerë nuk ju kuptojnë dhe nuk ju vlerësojnë.
•Do të bëj të ndiheni i/e dëshiruar dhe i/e sigurt.
•Nuk janë vetëm djemtë apo burrat në moshë që trafikantët përdorin për të rekrutuar.
• Vajza, gra apo dhe bashkëmoshatarët tuaj janë rekrutues për trafikantët.
• Nuk e bën të dallueshëm as pamja e tij /saj; as mosha, as statusi shoqëror apo ekonomik , as profesioni që ushtron gjatë ditës apo veshja.
• Një trafikant do të shtiret “si i dashuri juaj model” derisa të të jesh i/e përfshirë dhe të jesh nën kontroll të tij/ të saj.
•Nëse dukeni të dëshpëruar, të mërzitur apo në nevojë, do ta gjejë se për çfarë ke nevojë dhe do ta japë.
•Mund ta takosh në cdo ambjent që ti vepron; në shkollë, në punë; në palestër; online (Facebook, Instagram, TikTok etj,) dyqan, teatër, parqe, kishë, vende ku frekuentohen nga të rinjtë.
