Roli i Punonjësit Social në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave

  • Kryen vlerësimin fillestar të nevojave të rastit.
  • Siguron hartimin e planit individual të ndërhyrjes për familjet e akomoduara pranë Qendrës.
  • Monitoron zbatimin e Planit Individual për mbrojtjen e fëmijës dhe fuqizimin e familjes.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me përfituesit nëpërmjet vizitave në godinat e banimit cdo ditë, evidenton i problemeve të ndryshme dhe mbajtja e shënimeve përkatëse.
  • Koordinon dhe organizon takimet multidisiplinare për mbrojtjen e fëmijës dhe fuqizimin e familjes/individëve, sipas nevojave te rastit, për të diskutuar në mënyrë individuale mbi nevojat per mbështetje.
  • Menaxhon rastin nëpërmjet ndërhyrjeve për të përmirësuar situatën e familjeve/individëve të strehuar pranë qendrës.
  • Bashkëpunon me specialistët dhe organizata shërbim-ofruese në punën me fëmijët dhe familjet për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve, fuqizimin e tyre dhe familjeve drejt një jete të pavarur.
  • Bashkëpunon me të gjitha NJMF-të e njësive bashkiake për referimin e rasteve dhe menaxhimin e tyre.
  • Merr pjesë aktive në takimet e grupit multidisplinar sipas nevojave të rasteve.
  • Mban shënime të sakta dhe faktike si edhe hap dosje personale për të gjithë individët/familjet e referuara pranë Qendrës.
  • Organizon aktivitete të ndryshme tematike, ndërgjegjësuese, psikosociale për fëmijët dhe familjet.

Leave a comment