Roli i Punonjësi Social pranë IEVP- ve

*IEVP, Institucion i Ekzekutimit të Vendimeve Penale/ Burgje

  1. Planifikon, organizon, udhëheq, koordinon dhe kontrollon punën rehabilituese dhe riintegruese për të burgosurit.
  2. Identifikon aktivitete në përmbushje të objektivave të punës rehabilituese dhe riintegruese për të burgosurit;
  3. Planifikon burime të nevojshme në përmbushje të punës rehabilituese dhe riintegruese për të burgosurit;
  4. Harton programeve rehabilituese dhe plotëson formate tip të planeve individuale të rehabilitimit dhe riintegrimit që zbatohen nga IEVP-të në bashkëpunim me institucionet kompetente;
  5. Bashkëpunon me Sektorin e Trajnimeve për vlerësimin e nevojave dhe planifikimin e trajnimeve dhe organizon seminare, tryeza pune dhe diskutimi, me qëllim përmirësimin e praktikave të punës dhe rritjen profesionale të stafeve të IEVP-ve.
  6. Raporton në mënyrë periodike tek eprorët (sipas hierarkisë) mbi zbatimin objektivave të punës së sektorit, problemet e konstatuara dhe propozimi i zgjidhjeve;
  7. Merr pjesë në komisione apo grupe pune të ngritura dhe kontributi sipas fushës së ekspertizës;
  8. Përfaqëson institucionin dhe bashkëpunon me institucione të tjera përgjegjëse për arsimin, formimin profesional, si dhe institucione të qeverisjes vendore, me qëllim ofrimin e shërbimeve për të burgosurit, gjatë dhe pas lirimit.
  9. Bashkëpunon me organizata/shoqata të vendit dhe të huaja, që kanë për objekt ofrimin e shërbimeve sociale, ligjore, psikologjike dhe religjioze për kategori të ndryshme të të burgosurve, duke propozuar prioritetet e bashkëpunimit, koordinuar dhe monitoruar aktivitetin e tyre në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara me DPB.