Punonjësit Social tashmë si Ekspertë në Gjykata

Në faqen zyrtare të Urdhërit të Punonjësit Social është njoftuar se duke nisur nga data 15/09/2023 çdo punonjës social, i pajisur me licensë nga Urdhri i Punonjësve Socialë mund të aplikojë për t’u regjistruar si Ekspert në Gjykate.

Në zbatim të nenit 224/a të Kodit të Proçedurës Civile dhe Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.10619, datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”, i ndryshuar, parashikohet se, “Ekspertët zgjidhen nga një regjistër elektronik i personave të licensuar, i cili administrohet dhe publikohet nga Ministria e Drejtësisë ”.

Aplikoni në portalin e-Albania, për t’u regjistruar  si Ekspert Gjykate në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve.

Më poshtë gjeni të plotë informacionin: https://urdhriipunonjesvesociale.al/njoftim-i-rendesishem/