Puna Sociale në Shqipëri

Krijimi i Degës së Punës Sociale në Shqipëri erdhi në vitin 1992, ku me VKM nr.348, të datës 10.08.1992, Këshilli i Ministrave mori vendimin për “Hapjen e Fakultetit të Punës Sociale.” 

Në argumentet dhe objektivat e paraqitura në relacionin e vitit 1992, propozuar Këshillit të Ministrave, me reformën e re ekonomike që kishte filluar, me kufijtë e Shqipërisë tashmë të hapur, edhe shoqëria shqiptare nuk do ishte më njësoj.  Reforma e re ekonomike do të shoqërohej me një reformë të re sociale. 

Një sërë institucionesh, si Ministria e Punës dhe Përkrahjes Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arisimit, të asaj kohe, për t’u paraprirë problemeve nga reforma e re sociale krijuan programe të vecanta. Filloi të merrte formë një sistem i tërë i mbrojtjes sociale, edukimit shëndetësor dhe i kanalizimit të organeve të drejtësisë për problemet sociale. 

Në këtë mënyrë u bë e domosdoshme krijimi, në vendin tonë, i profesionit “Punonjës Social”, i cili në botë i kishte  fillesat që në shekullin 18/19. (lexo mëposhtë) Për tu prodhuar profesionitë të kësaj fushe, lindi dhe nevoja e krijimit të Fakultetit Të Punës Sociale, i cili do të përgatiste dhe formonte këta profesionistë.   Punonjësit Socialë do të përgatiteshin të trajtonin reformën sociale në të gjitha aspektet e saj.

Ministria e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, por edhe Banka Botërore (Shqipëria anëtare 1991) në relacionet e tyre kishin ngritur dhe identifikuar nevojën emergjente për punësimin e një numri të konsiderueshëm specialistësh të profesionit “Punonjës Social”, të cilët duhet të punësoheshin në sistemin e zyrave të punës dhe të zyrave të mbrojtjes sociale. Numri minimal i specialistëve të këtij profesioni, për të trajtuar problemet sociale, ishte 600 specialistë.

Specialistët do të punonin gjithashtu edhe në sistemin e shëndetësisë fizike dhe atë mendore, theksohej në relacion. Të gjithë këta profesionistë do të përgatiteshin nga Fakulteti i Punës Sociale, prandaj nevoja ishte imediate, për krijimin e këtij fakulteti.  

Gjithashtu ky fakultet do të përgatiste edhe specialistë për fushën e arsimit, drejtësisë, për shtëpitë e fëmijëve, azilet e të moshuarve, shkollat e hantikapatëve etj.

Metodolgjia e përdorur, sipas relacionit të hartuar në vitin 1992, do të bazohej  në principin  themelor të familjes dhe individit, të cilët në bashkëpunim të ngustë krijojnë bazën e shoqërisë moderne; kështu në bazë të këtij principi, metodologjia do të përmbante: krijimin e legjislacionit adekuat mbi bazën e sistemit perëndimor; hapjen e FPS me afat studimi  4 dhe 2 vjecar masteri pas universitar si dhe zhvillimi i një kursi 1 vjecar  për të prodhuar kontigjentin e parë të “Punonjësve  sociale”  për vitin 1992-1993 , ndërsa viti ‘93-94 do të vazhdonte aktivitetin e rregullt të sistemit 4 vjecar.

Qendra e Sociale Bethani, në bashkëpunim me disa Universitete Amerikane do të siguronin me bazën materiale, metodologjinë, literaturën dhe financimi do të vinte nga pala amerikane për vitin  arsimor të profesionistëve të parë të punës sociale ‘92-’93. 

Leave a comment